Lajme

Një grua dyshohet se shiti barna të kontrabanduara, intervistohet nga policia

12/05/2024 09:52
nga:N K

Një grua në Prishtinë është intervistuar nga policia, pasi që dyshohet se kishte shitur barna të futura në vend si kontrabandë, raporton GazetaBlic.

Sipas raportit policor, inspektorët farmaceutik kanë bërë sekuestrimit e barnave, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt.

“Njësiti relevant policor, në konsultim me prokurorin, ka intervistuar të dyshuarën femër kosovare e cila dyshohet se kishte shitur barna të futura në vend si kontrabandë. Inspektorët farmaceutik kanë bërë sekuestrimit e barnave, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.