Sporti

Fitoi pas një muaji, Tahir Batatina guxon ta krahasojë veten me Guardiolan!

12/05/2024 09:39
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit u rikthye dje tek fitorja pas më shumë se një muaji. 

Llapi triumfoi ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-5, në ndeshjen e Kupës së Kosovës, duke thyer kështu agjërimin që kishin për triumf, shkruan GazetaBlic Sport.

Fitorja e fundit e Llapit ishte ndaj Suharekës me 27 shtator. Pas këtij ballafaqimi, Llapi barazoi me Ballkanin, Feronikelin 74′, Ferizajn e Prishtinën, teksa humbi nga Drita, Gjilani, Malisheva.

Pas fitores, Tahir Batatina mori një çlirim dhe guxoi ta krahasonte veten edhe me trajnerin e madh botëror, Pep Guardiola.

“Kur rikthehen luanët, humbin të tjerët, ata nuk shihen fare”, shkroi Batatina në Facebook, duke shpërndarë një postim ku shkruhej se dy trajnerët i rikthehen fitoreve.

Interesant krahasim e guximi nga Batatina i Llapit, që ndodhet më afër zonës së renies, sesa Europës…

/GazetaBlic Sport/