Xherdan Shaqiri ka siguruar kalimin tutje me skuadrën e tij në Kupën e Zvicrës.
Baseli e mposhti Sionin pas penalltive, sepse rezultati pas vazhdimeve ishte 2 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Shaqiri ishte vendimtar, duke realizuar golin e parë dhe duke qenë i saktë poashtu edhe nga penalltia.
Sulmuesi shqiptar po e dëshmon klasin e tij pas rikthimit në futbollin helvet, duke qenë fantastik edhe në ndeshjet kampionale.
Shaqiri Masterclass 🪄 #rotblaulive pic.twitter.com/RNrnYZnDlG
— Nik Dömer (@nikdoemer) December 4, 2024


