Nesër, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës, do të protestojë para Kuvendit të Kosovës.
Në këtë protestë do të paraqiten pakënaqësit që i ka kjo sindikatë.
Të pranishëm në këtë protest do të jenë rreth 200 protestues, kështu bën të ditur për GazetaBlic, kryetarja e kësaj sindikate Tevide Imeri.
“Ne do të jemi në ora 12:00, tek Kuvendi i Kosvës, përafërsishtë rreth 200 persona do të jenë, për arsyeje se janë shoqatat me kryesi të veta. Të gjitha sindikatat sindikale, secila qendër dhe institucion shëndetësor e ka një shoqatë dhe ajo shoqatë i ka diku ka 4-5 anëtarë”, deklaroi ajo.
Imeri tha se kërkesat janë një vazhdimësi nga protesta e kaluar, asaj të mbajtur më 14 nëntor.
Kështu, duke theksuar se mosnënshkrimi i kontratës kolektive që është obligim ligjor i kësaj qeverie dhe i Ministrisë së Shëndetësisë.
“Është kontrata kolektive e cila nuk po nënshkruhet, e cila është shkëputur njëanshëm të cilën e kishim dhe problemet e tjera edhe zbritja në pagë që ka vazhduar dhe nuk po respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i cili është nxjerr më 1 shkurt, i cili nuk lejon zbritje të pagave, i cili i kthen edhe shtesat në pagë dhe i cili e kthen edhe përvojën epunës në 0.5 si ka qenë më herët. Mos nënshkrimi i kontratës kolektive që është obligim ligjor i kësaj qeverie dhe i ministrisë konkrete”, shtoi Imeri.
E pyetur, se a ka pasë ndonjë zhvillim që nga protesta e kaluar, në lidhje me dialogun social, ajo u shpreh se nuk kanë shprehur asnjë interesim të vetëm.
Gjithashtu, kryetarja e FSSHK-së shprehet se janë të përjashtuar nga të gjitha instancat.
“Asnjë sinjal nuk ka pas, asnjë thirrje nuk ka pas, asnjë intersim për t’u ulur të bisedojmë nuk ka pas. Këta me një formë ose tjetrën, kjo qeveri kjo ministri nuk dëshirojnë dialog social, thjesht nuk dëshiron të ulet me dëgju zërin e përfaqësuesëve e puntorëve janë të mbyllur si nuk ka më shumë. Punojnë vetëm, edhe ligjet edhe rregulloret, statuset edhe gjithëçka çka bëhet, bëhet pa praninë e përfaqësuesëve e puntorëve, bëhen edhe procedruara rektundimi, tendera e tjera të cilët e kanë obligim me qenë bile në cilësinë e vëzhguesit ose monitrouesit, në asnjë mënyrë jemi të përjashtuar nga të gjitha instancat. Qëllimi jonë është që ta detyrojmë me patjetër, këtë qeveri e minsitrinë ose drejtuesit dhe mbështetësit të ulen e sidikatave të bisedojnë, t’i zgjedhin bashkë problemet të cilat janë në tërren nëpër institucione shëndetësore”, potencoi Imeri.
Për mosrealizimin e këtyre kërkesave, e bindur Imeri se në çfarëdo mundësie do të protestojmë përseri, pasiqë sipas saj ky është një obligim ligjor që të zhvillohet nga ana kompetente.
“Ne jemi të vendosur që saherë që kemi mundësi, kemi me qenë rrugëve, vetëm e vetëm me ngritë zërin dhe në një farë forme kemi me i deryru ose duhet me i vetëdijësu udhëheqësit e qeverisë, këtë ose atë tjetrën që vie, secilën që obligim ligjor e ka me ulë me negociu, me u ulë me bisedu me bë dialog me përfaqësuesit të punëtorëve, në këtë rast me sindikatat”, përfundoi ajo.
Rikujtojmë, se kjo është protesta e dytë brenda një periudhe të shkurtër.


