Policia ka arrestuar një vajzë të mitur, dhe një 23-vjeçar, si të dyshuar për grabitjen e ndodhur në Mitrovicë, të martën e javës së kaluar.
E mitura pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të arrestuarit tjetër F.H, iu caktua masa e ndalimit policor.
Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Mulliri i vjetër”, ku viktimës i ishin grabitur një sasi e të hollave dhe një orë dore me vlerë të konsiderueshme, bëri të ditur policia.