Lajme

“Ne mund ta paralizojmë Kosovën”, Kajatazi thotë se sulmi në Ibër-Lepenc ishte një leksion

12/03/2024 20:47
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka vlerësuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit si një veprim të mirëorganizuar dhe me një qëllim të qartë për t’i dhënë Kosovës një leksion.

Sipas tij, akti ishte i kufizuar qëllimisht dhe nuk u shtri deri në kapacitetin maksimal, duke theksuar se qëllimi kryesor ishte të dërgohej një mesazh.

“Është veprim shumë inteligjent. Dhe është përzgjedhje e studiuar mirë dhe që nuk është bërë nga njerëz të thjesht. Është një leksion, ta që e kanë menduar e kanë menduar për t’ia dhënë Kosovës një leksion se çfarë mundemi ne të bëjmë. Dhe ideja ime është që ata që e kanë bërë aktin, e kanë bërë të kufizuar, nuk e kanë shkuar deri në fund. Dhe qëllimi ka qenë të jepet mesazhi i leksionit. Mesazhi: Ne mund ta paralizojmë Kosovën”, ka thënë Kajtazi në Debat Plus.