Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se në ditën Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, rikujtojnë rëndësinë e angazhimit e tyre, siç shprehet ajo që të gjithë të kenë mundësi për një jetë të dinjitetshme dhe të barabartë.
“Mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim, fuqizim dhe besim të plotë tek personat me nevoja të veçanta – kjo e bën botën më të mirë, shoqërinë tonë më prosperuese dhe të ardhmen më premtuese”, deklaroi tutje ajo.
E para e shtetit në postimin e saj në Facebook, bashkëngjiti një video ku shihet duke i përqafuar disa nga personat me nevoja të veçanta.