Lajme

Bogujevci për seancën e djeshme: Përfundoi me vetëm një deputet të opozitës prezent

12/03/2024 18:37
nga:G B

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me seancën e djeshme, duke thënë se ka përfunduar me vetëm një deputetë të opozitës.

Ajo u shpreh se në atë senancë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga liderët opozitarë, duke i quajtur si të painteresuar, njofton Klankosova.tv.

“Ka pasur shumë pak në pjesëmarrje, pastaj në pjesën e dytë  të adresimit të kryeministrit, kanë qenë shtatë në total,  shtatë deputetë të opozitës  të pranishëm”.

“Liderët totalisht të painteresuar, jo të pranishëm”.

“Vetëm me një. I vetmi që ka qëndruar deri në fund ka qenë Besnik Tahiri”, u shpreh ajo.