Lajme

Rama publikon pamjet, vazhdon këshillimi me prindërit për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit

12/03/2024 16:28
nga:Sh R

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga mbledhjet dhe konsultimet me prindërit në disa nga qytetet e vendit, në kuadër të kufizimit të rrjeteve sociale si TikTok.

Në këto mbledhje, diskutohet se a duhet të mbyllet rrjeti social TikTok dhe Snapchat, pas ngjarjes së fundit, ku humbi jetën pas një sherri mes të miturish, 14-vjeçari Martin Cani.

“Vijon këshillimi i gjerë me prindërit në shkollat e Tiranës, Kukësit, Mirditës, Dibrës, Tropojës, Pukës, Fierit, Divjakës, Finiqit, Pogradecit, Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit për kufizimin e rrjeteve si TikTok”, shkruan Rama.