Portieri kosovar, Aro Muric ka qenë fantastik në disa ndeshje, madje vendimtar tek skuadra e Ipswich.
Megjithatë, gabimet e tij janë të njohura tashmë në Premier League, si në sezonin e kaluar, ashtu edhe në këtë edicion, transmeton GazetaBlic Sport.
Në një publikim nga ‘Whoscored’, ai është portieri me më së shumti gabime që kanë ndikuar që kundërshtari të shënojë gol në portën e tij.
Së bashku me Robert Sanchez, kjo dyshe kanë nga tre gabime të tilla, por që natyrisht, kjo nuk ia zbeh super paraqitjet që kishte, Aro Muric në disa ndeshje me fanellën e skuadrës së tij.
Most errors leading to goal by goalkeepers in the Premier League this season:
◎ 3 – Robert Sánchez
◎ 3 – Arijanet Muric
◎ 2 – Bart Verbruggen
◎ 2 – Nick Pope
◎ 2 – Alex McCarthy🙃 https://t.co/mRHVvKtHVj pic.twitter.com/YHQz5wpC5d
— WhoScored.com (@WhoScored) December 3, 2024
/GazetaBlic Sport/