Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, marrin rrugën për në Ministrinë e Arsimit.
Ata u ftuan për takim nga zëvëndësministri i arsimit Taulant Kelmendi pas paralajmërimit për protestë të mërkurën e 4 dhjetorit.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të mbajë nesër protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë. Sipas SBASHK-ut, ky vendim erdhi si shkak i paralizimit të Këshillit Ekonomik-Social, ndërprerjes së kontratës kolektive dhe mungesës së dialogut social.