Lajme

‘Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar”, Fondacioni Golden Eagle ndan çmime për këtë kategori

12/03/2024 18:36
nga:N K

Sot, më 3 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Pikërisht në këtë ditë Fondacioni Golden Eagle organizoi një aktivitet të veçantë, duke ndarë çmime për individët me aftësi të kufizuara, të cilët me talentin e tyre bënë piktura mahnitëse, raporton GazetaBlic.

Në këtë event të pranishëm ishin edhe fytyra publike e politike.

Në mesin e tyre, Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari mbajti një fjalim, përmes së cilit theksoi se personat me aftësi të kufizuara janë një pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e shoqërisë sonë, të cilët na mësojnë se fuqia nuk matet me pengesat që hasim, por me mënyren se si i tejkalojmë ato.

“Sot jemi mbledhur për të shënuar këtë ditë të veçantë, ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, një ngjarje e rëndësishme që organizohet me përkushtim nga fondacioni Golden Eagle. Kjo ditë nuk është vetëm një simbolikë, por një angazhim i përbashkët për ti dhënë zë dhe për ti fuqizuar të gjithë ata që me talentin, guximin dhe përkushtimin e tyre na frymëzojnë çdo ditë. Persona me aftësi të kufizuar janë një pjesë e rëdnësishme dhe e pandashme e shoqërisë sonë, ata na mësojnë se fuqia nuk mbatet me pengesat që hasim, por me mënyrën se si i tejkalojmë ato. Sot me ekspozitën e  mrekullueshme që hapet këtu nga 10 ekspozues,a rtistë të mrekullueshëm, do të kemi mundësinë të shohim përtej paragjykimeve dhe kufizimeve duke i vlerësuar krijimtarinë dhe shpirtin e e këndshëm të këtyre 10 artistëve. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar të mbështes dhe të promovojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe nëpërmjet politikave të qëndrueshme, programve të përfshihen në mbështetjen e iniciativave si kjo, synojmë të krijojmë  një shoqëri ku secili ka mundësi të kontribojë dhe të shkelqejë”, u shpreh ministrja.


E deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se duhet të bëjmë sa më shumë për këtë pjesë vitale të shoqërsisë tonë, që të shohim se çfarë të ndryshojmë në ligjet të cilat do të duhej në të ardhmen të miratohen në Kuvendin e Kosovës

“Më 3 dhjetor me një ngjarje të tillë, përmes iniciativës së Golden Eagle, të shumë artistëve që janë të pranishëm, por të personaliteteve publike dhe politike duam që ta japim përkushtimin tonë që të bëjmë sa më shumë për këtë pjesë vitale të shoqërsisë tonë, që të shohim se çfarë të ndryshojmë në ligjet të cilat do të duhej në të ardhmen të miratohen në Kuvendin e Kosovës, se sa mbështetje publike dhe politike do të duhej të ofrohet për një pjesë shumë të rëndësishme të shoqërisë, porn ë të njejtën kohë edhe sa mbështetje financiare të bëjmë si shtet i Kosovës”, shtoi ai.

Ndryshe, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, vlerësoi se  një event i tillë ka qenë i mirëseardhur dhe se është një shembull tipik për një investitor.

“Për ne ka qenë e mirëseardhur dhe shembull tipik për një investitorë që ka ofruar mundësi për pesonat me aftësi të kufizuar. Shënimi i kësaj dite është i veçantë, por bëhet edhe më i veçantë kur shënohet në një objekt që ka ofruar mundsi për pesona dhe kategori të tilla, promovimi i kësaj mundësie është shembulli më i mirë që do të doja ta ndjekin edhe shumë kompani të tjera”, theksoi Ahmeti.

Në mesin e këtyre fjalimeve është edhe I pari I komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili kërkon që të punohet sa më shumë për këtë kategori

“Duhet të punojmë më shumë për këtë kategori, por vaert nga institucionet tona, së pari nga komuna e më pastaj prej qeverisë”, kërkoi ai.

Ndryshe, përfaqësuesi i Golden Eagle, Fisnik Kryeziu, shprehi rëndësinë që kanë këta persona dhe se të njejtit po arrijnë shumë hapa të mëdhënj.

“Ndoshta ky vendi në të cilin ne gjindemi sot, nuk është vendi më adekuat për ta festuar këtë ditë, mirëpo duhet të kem parasysh që brenda këtij objekti gjendet një fabrikë e vogël por me zemër të madhe. Pra këtu janë të punësuar 10 persona me aftësi të kufizuara në kompanin Freesia. Kjo kompani gjatë 18 muajve në të cilët kjo është duke funksionuar ka arritu që të shesë me qindara e mijëra euro produkte, gjithashtu të kontribojë në buxhetin e shteti të Kosovës me disa mijëra, dhjetra euro”, potencoi Kryeziu.

E për tërë iden e qëllimin e këtij eventi flet edhe drejtori i kompanisë Freesia, i cili tregon edhe mesazhin që përcillet nga ky event.

“Ideja dhe qëllimi I këtij eventi ka qenë, se sot është data 3 dhjetor, dita botëroe për personat me aftësi të kufizuar, pasi ne si fondacion I Golden Eagle me kompaninë Freesia, punësojnë vetëm persona me aftësi të kufizuar kemi vendosë që me këtë datë, datën 3 dhjetor ta oprganizojmë një event ku është mbajtur një ekspozitë me piktura nga persona të ndryshëm më aftësi të kufizuar dhe është ndarë çmimi ndaj një organizate joqeveritaere që do të merret me personat me aftësi të kufizuar, përkatësishtë me persona shurdh dhe memec. Mesazhi I krejt kësaj është që të gjithë së bashku të bashkohemi për një qëllim që këta persona të ketë një qasje në jetën e përgjithshme, të jenë të barabartë me të gjithë”, tha drejtori I kësaj kompanie.

E, Shukrie Mulaku një ndër personat që hyn në mesin e këtyre personave, si dhe fituesja e çmimit nga ky fondacion, rrëfen ëndrrën e cila nuk iu shua asnjëherë, ajo e pikturimit.

“Ky ka qenë një talent i heshtur i fëmijërisë të cilin mandej e kam aplikuar në moshën madhore duke u marrur me aktivitete të ndryshme falë shoqatës së personave me aftësi të kufuzuar. Aty kam filluar të vizatojë, të pikturoj dhe të shprehi atë talent që e kam pas që nga fëmijëria. Mirëpo ka shumë ditë qe ne persona të shprehim talentin tonë, jo vetëm në këtë ditë ku aplikojmë aftësitë tona, ne si persona me aftësi të kufizuar kemi talente të ndryshme, që shprehim në çdo ditë të ndryshme”, rrëfeu ajo.

Ajo kërkon se të gjithë personat me nevoja të veçanta të jetojnë një jëtë të pavarur dhe të kenë barazi në shoqëri.

“Mesazhi im për të gjithë ata të cilët kujdesen me persona me aftësi të kufizuar, punojnë për persona me aftësi të kufizuara, mos të punojnë vetëm një ditë, por një vit ka 365 ditë, kështuqë në çdo ditë të japing mundësin që personit me aftësi të kufizuar të jetojnë një jetë të pavarur  të ketë barazi në qasjet në shoqëri si dhe most ë ketë barriera”, përfundoi Mulaku.