Lajme

Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, pritet të merret vendimi për masën e sigurisë

12/03/2024 12:58
nga:Genita C

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit tjetër për rastin e sulmit në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

Pas kësaj seance, pritet të merret vendimi për caktimin e masës së sigurisë.

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se i dyshuari është Jovan Viqentijeviq, vëllai i Dragisha Viqentijeviq, ky i fundit i dyshuari i parë për këtë rast, i cili gjendet nën masën e paraburgimit.