Lajme

Këshillë mjeksore nga spitali “Fati Im”: Anemia në shtatëzni, shkaqe dhe trajtimi

12/03/2024 12:09
nga:Genita C

*Anemia e njohur në popull si pagjakësia, paraqitet kur zvogëlohet numri i rruzave të kuqe të gjakut që quhen eritrocite.

*Gjatë shtatzanisë anemia është e zakonshme dhe në shumicën e rasteve është lehtë e trajtueshme.

*Nëse nuk trajtohet nën vëzhgimin e mjekut, anemia mund të sjellë probleme për shtatzënën dhe frytin.

*Pa sasi të mjaftueshme të hekurit rritet rreziku nga lindja e parakohshme, furnizimi i frytit me oksigjen është i dobët si pasojë e mungesës së hemoglobinës dhe ka mundësi të mëdha të paraqitjes së infeksioneve.

*Është e rëndësishme që krahas terapisë së duhur, të referuar gjithmonë nga mjeku, ju të konsumoni sa më shumë ushqime të shëndetshme e të pasura me hekur.

*Në kontakt të vazhdueshëm me mjekun, në spitalin ‘’FATI IM’’ ju do të merrni këshillat e duhura për të luftuar këtë gjendje dhe për të pasur ecuri të një shtatzënie të shëndetshme.

🏥SPITALI ‘’FATI IM’’ ATY KU MREKULLIA FILLON!

045322250
048322250
038600505