Sot fillon edicioni i ri i Kupës së Kosovës në futboll.
Klubi i Dritës e luan ndeshjen e 1/16 me ekipin e Rahovecit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky ballafaqim zhvillohet nga ora 12:00, në stadiumin e qytetit të Gjilanit.
Rrezart Hasanaj do jetë gjyqtar kryesor, teksa Meriton Berisha asistent i parë e Denis Nimani, asistent i dytë.
Të gjitha ndeshjet tjera të Kupës do zhvillohen nesër.
/GazetaBlic Sport


