Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shpallur trajneri i vitit në Itali.
Gian Piero Gasperini pati një sezon të mrekullueshëm me Atalantën, por Inzaghi udhëhoqi Interin drejt titullit të Serie A dhe Superkupës, që mjaftoi për të fituar shumicën e votave të futbollistëve.
“Sigurisht, jam shumë i lumtur që e marr këtë çmim, veçanërisht që e marr nga Luciano Spalletti. Dua mbi të gjitha ta ndaj këtë çmim me lojtarët e mi, sepse pa ata nuk do të ishte e mundur. E ndaj këtë me klubin, i cili u sigurua që të kishim gjithçka që na duhej në dispozicion dhe me tifozët që na mbështesin gjithmonë”, tha Inzaghi.
“Jam shumë i lumtur në Inter dhe shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë. Ne, trajnerët, dijeni që gjykohemi çdo ditë dhe me çdo vendim që marrim”, theksoi Inzaghi.
/GazetaBlic Sport