Lajme

Vitia: Më shumë mjekë po kthehen në vend, sesa që po dalin jashtë

12/02/2024 19:04
nga:G B

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, thotë se numri i mejkëve që po kthehen në vend, është më i madh sesa i atyre që po dalin jashtë.

“Sa i përket ikjes së mjekëve, hera e parë është viti 2024 nga trendi që ka filluar shumë vite më herët, që më shumë mjekë shqiptarë po kthehen në Republikën e Kosovës, sesa që po dalin”, u shpreh ai.

“Deri në shtator janë rreth 82-83 mjekë që kanë dalë jashtë Kosovës, dhe janë mbi 156 shqiptarë që janë kthyer”, shtoi Vitia në seancën plenare të Kuvendit.