Arijanet Muric po vlerësohet pothuajse çdo javë për paraqitjet e tij në fushën e blertë.
Muric është pjesë e Ipswich Town në elitën e futbollit anglez, pas transferimit këtë verë nga Burnley.
Skuadra e Muric po lufton për mbijetesë, mirëpo paraqitjet e portierit kosovar po bien në sy gjithmonë.
Edhe këtë javë, nuk ishte më ndryshe.
Ndonëse Ipswich u mposht si mysafir i Nottingham Forest, me shifrat prej 1-0, Muric zuri një vend në formacionin e javës, i përpiluar nga “WhoScored”.
Gjiganti dardan u vlerësuar me notën prej 7.22 nga sajti i njohur në Britaninë e Madhe.
Muric në ndeshjen ndaj Forestit kishte katër pritje, tri të tilla brenda zonës së rrezikshme.
Ndeshjen e ardhshme, Muric me Ipswich Town do të sfidohen nga Crystal Palace, me takimin që luhet në “Portman Road”.