Ministrja Arsimit maqedonas, Vesna Janevska ka deklaruar se Inspektoratit Shtetëror i Arsimit në një raport të posaçëm do të zbardh të gjitha detajet se çfarë konkretisht ka ndodhur në manifestimin e Ditës së Flamurit në shkollën e fshatit Çellopek të Komunës së Bërvenicës.
Në këtë shkollë, fëmijë me uniformë të ushtrisë së UÇK-së dhe armë të improvizuara kanë performuar para prindërve.
Sipas Janevskës, manifestime të ngjashme ose siç i quajti ajo ‘’të pakëndshme’’ ka pasur edhe në Çair, Tetovë dhe Strugë e për të cilat u shpreh, se do të veprohet sipas ligjit dhe dëshmive të grumbulluara.
Janevska tha se Maqedonia është shtet i përbashkët ku të gjitha bashkësitë etnike duhet të punojnë për të mirën e vendit.
“Ushtria e UÇK-së dhe simbolet e UÇK-së nuk nënkuptojnë asgjë për shtetin tonë. Komitët janë pjesë e historisë së shtetit të Maqedonisë. Komitët i mësojnë në programet mësimore. Komitë ishin edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, edhe turqit, edhe etnitetet e tjera: romë, vlleh, serbë që luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër një armiku të përbashkët.
Ne, ata njerëz duhet t’i ndjejmë, ata njerëz që luftuan për liri dhe për shtetin e tyre, për prosperitet për shtetin e tyre dhe nuk kemi asgjë kundër. Përveç kësaj është kryer një shkelje e rëndë. Edukatorja e çerdhes në Aerodrom që kishte organizuar këtë ngjarje është larguar nga puna dhe akoma vazhdon gjykimi’’.
‘’Si Qeveri dhe unë si ministër do të veproj sipas ligjit prandaj edhe është dërguar Inspektorati. Inspektorët kanë përgjegjësi të fortë të veprojnë sipas ligjit”, tha Vesna Janevska.