Lajme

‘Ndërtimi i 160 çerdheve’, Nagavci: Kryetarë të komunave e subjekte politike tentuan të bojkotojnë ndërtimin e tyre

12/02/2024 14:42
nga:N K

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur rreth ndërtimit të çerdheve në të gjithë territorin e Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Nagavci u shpreh se ka qenë e vështirë e imagjinueshme që kryetarë të komunave, subjekte politike, do të bojkotojnë ndërtimin e këtyre çerdheve, vetëm për të thënë se Lëvizja nuk po e realizon premtimin e vet.

“Në momentin që i kemi planifikuar 160 çerdhe, ndonëse ju kemi njohur, megjithatë ka qenë e vështirë e imagjinueshme që kryetarë të komunave, subjekte politike, do të bojkotojnë ndërtimin e këtyre çerdheve, vetëm për të thënë se Lëvizja nuk po e realizon premtimin e vet. Kemi vendosur gurthemelin te çerdhja te Medresjea, dhe kemi pritur për dy vjet për tu na lëshuar leja që të vazhdojmë me ndërtimin. Kemi dërguar letër formale, ku kemi kërkuar të na sigurojë lejen e ndërtimit. Nuk ka pasur asnjë reagim”, tha ministrja.