Trajneri i Bayern, Kompany iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të ndeshjes në Kupën e Gjermanisë ndaj Leverkusen.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Leverkusen është njëra prej skuadrave më të mira të Gjermanisë. Unë mendoj se fakti që kalendari na ka rezervuar disa ndeshje të mëdha radhazi nuk duhet që të jetë një justifikim për ne pasi të gjithë e dinë se në tilla ndeshje lodhja nuk ndihet. Mund të them pikërisht për këtë lloj vështirësie kemi zgjedhur këtë punë.
Fati vendosi përballë këto dy skuadra, të cilat janë ndeshur edhe një herë më parë këtë sezon në Bundesligë. Në atë takim Leverkusen udhëtoi në Mynih për të mos humbur dhe arriti që të largohej nga “Allianz Arena” pa u mposhtur. Formati i Kupës së Gjermanisë nuk i lejon më një skenar të tillë pasi siç dihet e kualifikuara për në të turin pasardhës duhet që të zgjidhet brenda 90’ ose 120’.
“Une nuk e di se si do të luajnë rivalët tanë. Unë di se ne do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën”.