Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur në Kuvend rreth çështjes së ushqimit në FSK.
Ai ka thënë se me projektin e ri të ushqimit, ka më pak shpenzime dhe ushqim më cilësor.
“Mund të them me përgjegjësi të plotë, që koncepti i ri i vetqëndrueshmërisë me ushqim, përveç që ka një kosto jashtëzakonisht më të ulët të shpenzimeve, në krahasim me buxhetin e planifikuar me kontratë trevjeçare, ku ka qenë i planifikuar një buxhet prej 13 milionë eurove, për operatorët ekonomik për të shërbyer ushqim, dhe me konceptin që jemi duke zhvilluar, atë po e bëjmë me më pak se 4 milionë euro. Gjithashtu po mundëson të shërbehet ushqim më kualitativ, dhe një vetëqëndrueshmëri të nevojës si në rastin e 29 nëntorit”, tha Maqedonci.