Real Madrid po planifikon të zgjasë kontratën e mbrojtësit të tij të ri Raul Asencio, raportoi eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Asencio po luan gjithmonë e më mirë në “klubin mbretëror”, ndaj dhe drejtuesit e Real Madridit duan ta mbajnë sa më gjatë pranë vetes.
Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit të lindur në vitin 2003 zgjat deri në verën e vitit 2026.
Nuk dihet ende se sa do të zgjasë kontrata e re për Asencion, i cili këtë sezon ka 4 ndeshje për ekipin e parë të Real Madridit, por që pritet të vijë me një rritje të ndjeshme rroge.
/GazetaBlic Sport/