Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se një nga amanetet më të rëndësishme të Presidentit Ibrahim Rugova ishte sigurimi i bukës së motmotit përmes tokës së begatë të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ky amanet, siç thotë ministri, është realizuar për herë të parë në vitin 2024, duke përmbushur një prej vizioneve kryesore të Rugovës për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Në ditlindjen e Presidentit Rugova, dhe në vitin më të begatë për Kosovën, Ministria e Bujqësisë ka organizuar për herë të parë “Darkën e Lamës”.
“Përkujtojmë sot angazhimin e tij për shtetndërtim, paqe e unitet dhe ndjekim shembullin e dashurisë për atdheun”, shkruan Peci.
E plotë:
Njëri nga amanetet e Ibrahim Rugovës ishte sigurimi i bukës së motmotit nga toka e begatë e Kosovës, amanet i cili është jetesuar për herë të parë në vitin 2024.
Në ditlindjen e tij, në vitin më të begatë, në shenjë falenderimi ndaj Zotit dhe me mirënjohje të thellë për Presidentin Rugova, Ministria e Bujqësisë, për herë të parë shtron “Darkën e Lamës”.
Përkujtojmë sot angazhimin e tij për shtetndërtim, paqe e unitet dhe ndjekim shembullin e dashurisë për atdheun.