Sporti

Lojtari i Lyon-it viktimë e grabitjes me armë!

12/02/2024 13:21
nga:Lorik J

Lojtari i Lyonit, Georges Mikautadze, ishte viktimë e një grabitjeje të armatosur kur dy persona hynë në shtëpinë e tij të dielën në mbrëmje.

Sipas informacioneve të Le Progres, dy hajdutët e kanë kërcënuar me armë sulmuesin, por gjeorgjiani nuk është sulmuar fizikisht. Hajdutët vodhën bizhuteri, duke përfshirë orë me vlerë. Në total vlerësohet se kanë marrë rreth 250 mijë euro.

Aktualisht po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të këtij krimi.

Mikautadze është lojtari i pestë i Lyon që bie viktimë e këtij lloji të sulmit në dy vitet e fundit.

/GazetaBlic Sport