Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, në një postim të tij, theksoi se veprat dhe projekti i Rugovës mbeten një udhërrëfyes i rëndësishëm për shtetin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
“Vepra dhe projekti i Tij mbetën udhërrëfim dhe përkushtim yni për shtetin e Kosovës,” shkruan Manaj, duke e cilësuar Rugovën si një udhëheqës me urti, vendosmërim dhe vizion të jashtëzakonshëm.
Ai theksoi se në rrethanat politike të sotme, udhëzimet e Rugovës janë një orientim i domosdoshëm për fuqizimin e shtetit të Kosovës.
“Urti, vendosmëria dhe vizioni i Ibrahim Rugovës, janë rruga e vetme e drejtimit për fuqizimin e shtetit të Kosovës,” shtoi Manaj, duke kujtuar se ky vizion dhe angazhim i Rugovës vazhdojnë të mbeten një frymëzim për të gjithë ata që punojnë për një Kosovë të fortë dhe të qëndrueshme.