Sporti

Lajm i mirë për Barcelonën: Balde, Olmo dhe Araujo stërviten me grupin

12/02/2024 12:38
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka marrë një lajm të mirë mëngjesin e sotëm.

Tre futbollistët e dëmtuar, Balde, Olmo e Aaraujo rikthehen të stërvisin me grupin e lojtarëve dhe janë gati për lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rikthimi i Araujos e gëzon trajnerin, pasi mbrojtësi kishte dëmtim të madh dhe ka muaj që është jashtë fushave.

Barcelona ndeshjen e ardhshme do ta luajë ndaj Mallorcas nesër në kuadër të La Ligas.

/GazetaBlic Sport