Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove është zgjuar dhe ka folur pasi e kaloi natën në terapi intensive, pas një kolapsi të frikshëm në fushë gjatë ndeshjes së Serisë A ndërmjet Fiorentina dhe Inter të dielën pasdite.
Sipas gazetës La Repubblica, 22-vjeçari është zgjuar dhe nuk është më i intubuar.
“Faleminderit të gjithëve”, ishin fjalët e tij të para pasi u zgjua, sipas mediumit.
Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit u ndërpre në minutën e 17-të pasi Bove u rrëzua dhe u dërgua me shpejtësi në spital.
/GazetaBlic Sport
Edoardo Bove is awake and was able to say 'thank you everyone' from hospital following his on-pitch collapse during the Serie A match between Fiorentina and Inter on Sunday, according to Monday morning's updates. #Bove #Fiorentina #FiorentinaInter #SerieA #Calcio
— Football Italia (@footballitalia) December 2, 2024