Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se sonte, në minuata e para pas mesnate është ndalur njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm.
Sipas njoftimit të KEK-ut, gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve.
“Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00.Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, raporton GazetaBlic.