Sporti

Oliver Kahn nuk është optimist se Bayern do të zgjidhë shpejt të ardhmen e Musiala dhe Kimmich

12/02/2024 09:05
nga:Lorik J

Legjenda e Bayern Munichut dhe ish-ekzekutivi i klubit, Oliver Kahn, nuk pret marrëveshje të shpejta për zgjatjen e kontratave për Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich.

“Negociatat sigurisht që do të jenë interesante”, tha Kahn për Bild TV.

Kontrata aktuale e Musialës është deri në verën e vitit 2026, ndërsa kontrata e Kimmich skadon 1 sezon më herët.

“Ai dëshiron një gjë mbi të gjitha – të ndihet i vlerësuar. Dhe po, duhet ose mund të marrë shumë kohë,” mendon Oliver Kahn për Kimmich.

Oliver Kahn është i mendimit se futbollistit do t’i duhet të gjejë përgjigje për disa pyetje relevante: “Tani është në një moshë ku mund të pyesë veten: A ka kuptim të shkosh në një klub tjetër? A nuk ka kuptim vetëm t’i vë në provë aftësitë e mia në një klub tjetër?’

Kahn e ka këshilluar ish-klubin e tij që të integrojë Thomas Müller në drejtimin e klubit pasi të përfundojë karrierën e tij profesionale.

“Mendoj se është një ide e mrekullueshme dhe do të ishte turp nëse Bayern nuk do ta rimendonte idenë e integrimit të lojtarëve në klub”, tha Kahn.

/GazetaBlic Sport