Kryeministri Albin Kurti dje në një konferencë për media ka folur për sulmet në veri të vendit, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, ku përmendi edhe ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
Kurti tha se ushtria jonë nuk mund të shkojë në veri nga zotimi i Thaçit bërë në vitin 2013.
Ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i cila i thotë kryeministrit se po të vjen fundi, kurse shton se Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë si triumfues.
“Po të vjen fundi ty kurse Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë ashtu siç ka qenë gjithmonë: Triumfues!”, shkroi ajo në postim.
Tutje, Musliu shton “Ajo shkresë, përndryshe shfaqë edhe njëherë largpamësinë politike të një lideri të kalibrit historik. Ai e paska ditur që në krye të shtetit tonë të ri mund të vijnë kamikazat si ti që pesë pare si dhanë as për shtet as për popull”.
Reagimi i plotë: