Lajme

Mulaj në përvjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës: Një lider që la trashëgimi të pavdekshme për Kosovën

12/02/2024 08:31
nga:G C

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, ka shprehur sot nderimin dhe respektin e tij për Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova, në përvjetorin e lindjes së tij, raporton GazetaBlic.

Në një postim në rrjetet sociale, Mulaj ka theksuar se Dr. Rugova ishte një simbol i paqes, unitetit dhe vizionit për një Kosovë të lirë e demokratike, duke kujtuar trashëgiminë e tij të paçmuar në formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për shtetndërtimin e Kosovës.

Mulaj theksoi se Dr. Rugova ishte udhërrëfyesi i kombit në periudha të vështira dhe se ai ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në fushën e vlerave kombëtare dhe angazhimit për liri dhe pavarësi. Ai shtoi se ndihet krenar që është pjesë e LDK-së dhe kontribuon në ruajtjen e idealit dhe vizionit që Rugova e trashëgoi për Kosovën.

Përfundimisht, Mulaj e ka cilësuar Dr. Rugovën si një dritë udhërrëfyese për brezat që do të vijnë, duke uruar që emri i tij të jetojë përjetësisht dhe të mbetet një udhërrëfyes i paqes dhe bashkëjetesës për popullin e Kosovës.