Lajme

Ish koloneli i FSK-së: Kosova të kërkojë hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit

12/01/2024 22:17
nga:G B

Ushtaraku në pension, Afrim Veseli, ka thënë se duhet të ketë hetim ndërkombëtar për sulmim në kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Varagë.

Ai për Gazeta Blic thekson se Kosova duhet të kërkojë hetim nga SHBA e BE lidhur me këtë rast.

“Hetim ndërkombëtar. Sabotimi dhe akti terrorist duhet të hetohet dhe të zbardhet. Kosova të kërkojë hetim ndërkombëtar për sulmin. BE duhet t’i kërkohet që të vjen me ekspertë për rastin. Amerikanët ata do bëjnë edhe pa ju kërkuar”, vlerëson ai.

Sipas Veselit, Serbia me çdo kusht duhet të vihet në bankën e të akuzuarit dhe dialogu të ndërpritet e Kosova të ecën përpara politikisht me SHBA-të.

“Serbia me çdo kusht të vihet në bankën e të akuzuarit. U bënë dy raste sulmesh të rënda, bisedimet të ndërpriten. Kosova të ecën para politikisht me Amerikën. Pavarësia e atdheut dhe sovraniteti ynë do të mbrohet me çdo çmim. Qytetarët tanë s’kanë vend për panik. Jemi të fortë, me ne është Amerika dhe NATO”, ka deklaruar ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli./Gazeta Blic/