Kandidati për deputet i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka thënë se kanë kaluar një ditë të veçantë në mesin e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, të cilët i dhanë mbështetjen e fuqishme ringritjes së Lidhjes, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se me praninë e tyre masive ata dëshmuan se janë për ndryshim, duke shtuar se roli i diasporës ka qenë jetik për ruajtjen e qenies dhe mirëqenies në Kosovë gjatë viteve ’90-ta.
“Kontributi i tyre është shtrirë në të gjitha dimensionet e jetës, prandaj edhe ky përbashkim i yni sot tregon se ata mbështesin fuqishëm një Kosovë për të cilën kontribuuan në vazhdimësi, e që do ta bëjmë bashkërisht, me në krye Dr. Lumir Abdixhikun”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Një ditë e veçantë në mesin e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, të cilët i dhanë mbështetjen e fuqishme ringritjes së Lidhjes.
Me praninë e tyre masive, dëshmuan se janë për ndryshim, janë për Rrugën e Re dhe këtë do ta bëjmë bashkërisht më 9 shkurt.
Roli i diasporës ka qenë jetik për ruajtjen e qenies dhe mirëqenies në Kosovë gjatë viteve ’90-ta. Ata dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në Rezistencën Aktkive Paqësore, së cilës i printe Ati themeltar i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Kontributi i njerzve tanë në diasporë nuk u ndal as pas lirisë e pavarësisë, ata ndihuman në ndërtimin e Kosovës së pasluftës.
Si atëherë edhe sot, diaspora është shtyllë e fuqishme e Republikës.
Kontributi i tyre është shtrirë në të gjitha dimensionet e jetës, prandaj edhe ky përbashkim i yni sot tregon se ata mbështesin fuqishëm një Kosovë për të cilën kontribuuan në vazhdimësi, e që do ta bëjmë bashkërisht, me në krye Dr. Lumir Abdixhikun.


