Skuadra e Chelseat gjatë këtyre ndeshjeve të fundit të vitit 2024 do t’i luaj pa mbrojtësin Fofana.
Mbrojtësi francez u largua nga loja në ndeshjen kundër Aston Villas pasi pësoi një lëndim.
Trajneri italian, Enzo Maresca pas takimit tha se Fofana ka një problem muskolar dhe do të mungoj rreth pesë javë.
Kujtojmë që Chelsea fitoi sonte ndaj Aston Villas në “Stamford Bridge” me shifrat 3:0.


