Policia e Kosovës sot ka kryer kontrolle në kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Varagë, raporton Gazeta Blic.
Po ashtu ka kryer edhe bastisje, ku janë konfiskuar tri pushkë gjuetie.
Kjo u konfirmua për Gazeta Blic nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veri.
Ai tha se nuk ka të arrestuar.
“Sot kemi pasur kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, bastisje e kontroll. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me Njësinë Policore K-9, e po ashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, tha Elshani për Gazeta Blic.
Sveçla e Krasniqi sërish në Varagë të Zubin Potokut


