Sporti

Mikel Arteta për 10 golat e Arsenalit në 2 ndeshje: “Ishin ballafaqime të vështira”

12/01/2024 13:09
nga:Lorik J

Mikel Arteta është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Arsenalit në fitoren 5-2 ndaj West Ham United.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi që Topçinjtë shënojnë pesë herë; ata e bënë këtë në fitoren 5-1 ndaj Sporting CP në Champions League.

“Ishte çmenduri, e nisëm shumë mirë lojën”, ka shpjeguar Arteta.

“Ne shënuam tre gola të shpejtë, pastaj shënoi kundërshtari, pastaj një tjetër – dhe loja filloi. Ne duhet ta menaxhonim lojën dhe e bëmë shumë mirë. Dy ndeshjet e fundit kanë qenë të vështira dhe të shënosh gola është shumë e rëndësishme.

“Në pjesën e dytë ishte e rëndësishme të mos relaksoheshim dhe të përpiqeshim të shënonim] edhe më shumë”, përfundoi trajneri.

/GazetaBlic Sport