Lajme

Prishtinë: Shantazhonte një grua për shkak të një borxhi, policia e arreston të dyshuarin

12/01/2024 11:04
nga:Genita C

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë për shantazh.

I njëjti dyshohet se për shkak të një borxhi kishte shantazhuar një grua.

Njoftimi i policisë:

SHANTAZH

Prishtinë / Maj 2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se për arsye të një borxhi kishte shantazhuar dhe ngacmuar për disa muaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.