Sporti

Rekord unik në Premierligë, lojtari i Bournemouth bëhet i pari që realizon hetrik nga penalltitë

11/30/2024 22:23
nga:E K

Anësori i Bournemouth, Justin Kluivert u bë lojtari i parë që shënon një hat-trick nga penalltitë në një ndeshje të Premier League, shkruan AP.

Reprezentuesi holandez shënoi nga pika e bardhë në minutën e tretë, 18 dhe 74 kundër Wolverhampton. Ishte penalltia e tij e fundit e shënuar me sukses që ndihmoi ‘Qershitë’ të fitonin 4:2 në Molineux, transmeton GazetaBlic Sport.

Kluivert u zëvendësua 180 sekonda pasi përfundoi hat-trickun e tij. Në vend të tij erdhi i forti Philip Billing.

/GazetaBlic Sport.