Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në ‘Turneun e Ndryshimit’, në Gjilan thotë se regjimi i Kurtit përmbyset në këtë komunë.
Haziri u kërkon falje të gjithë rugovistëve të cilët mbetën jashtë sallës.
Ai thotë se ky është një demonstrim dhe mesazh se LDK është më unkike se kurrë.
Postimi i plotë:
Regjimi i Kurtit përmbyset në Gjilan. Unë e kryeministri në ardhje, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, u kërkojmë falje të gjithë rugovistëve të cilët mbetën jashtë sallës. Ky është demonstrimi dhe mesazhi më i madh se LDK është më unike se kurrë. Ju faleminderit pafund për këtë mbështetje plebishitare!