Lajme

Gjuriq reagon pas sulimit në kanalin e Ibër Lepencit: Regjimi etno-nacionalist i Kurtit drejtoi gishtin drejtë Serbisë pa prova

11/30/2024 10:11
nga:Sh R

Miinistri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se Serbia dënon ashpër sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, duke theksuar se “regjimi etno-nacionalist i Kurtit nxitoi të drejtojë gishtin drejt Serbisë pa prova”.

Gjuriq ka shkruar në rrjetin social “X” se “ky akt thellësisht shqetësues i sabotimit kërcënon jetën dhe jetesën e individëve të panumërt në rajon”.

“Ibër-Lepenc është një rrugë ujore kritike e nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike, bujqësisë, ujit të pijshëm dhe mirëqenies së përgjithshme të komuniteteve të cilave u shërben. Veprime të tilla shkatërruese janë të papranueshme dhe kërcënojnë stabilitetin e brishtë që ne përpiqemi të ruajmë. Ndërsa regjimi etno-nacionalist i Kurtit ka nxituar t’i drejtojë gishtat Serbisë pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një diversion i qëllimshëm, duke treguar potencialisht përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit. Këto akuza të pabaza minojnë përpjekjet për një dialog konstruktiv dhe shërbejnë vetëm për të përshkallëzuar tensionet në një situatë tashmë delikate”, theksoi Gjuriq.

Gjuriq deklaroi se Serbia është e gatshme të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në riparimin e dëmeve të kanalit Ibër-Lepencit.

Ai bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të plotë dhe transparent për të identifikuar përgjegjësit e këtij akti sabotimi.