Lajme

Vetura godet dy vajza të mitura, policia nis hetimet

11/30/2024 09:52
nga:Sh R

Dy vajza të mitura janë goditur nga një veturë në fshatin Doberllukë të Vushtrri.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 07:00.

“Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka goditur dy këmbësore femra të mitura. Të lënduarat janë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.