Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka reaguar për djegien e flamurit maqedonas që u bë mbrëmë gjatë festës së 28 Nëntorit, në lagjen Bit Pazar të komunës së Çairit, në Shkup.
Në një postim në Facebook, ajo e dënon fuqishëm incidentin e natës së mbrëmshme, duke e quajtur një akt i që nuk i respekton simbolet e shtetit, por edhe cenim të drejtpërdrejtë të bashkimit të të gjithë qytetarëve maqedonas që simbolizon flamuri.
“Veprime të tilla nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe respektit mes qytetarëve, por nxisin tensione dhe përçarje shtesë. Thirrja për arsye, tolerancë dhe dialog është thelbësore në kohë si këto. Institucionet kompetente duhet të kryejnë hetim të plotë të ngjarjes dhe të marrin masat e duhura ndaj personave përgjegjës”, ka thënë Siljanovska-Davkova.
Për rrjedhojë, ministria e brendshme e RMV-së njoftoi se ka arrestuar tetë persona lidhur me këtë rast, i cili nxiti reagime të mëdha.
Kjo ministri njoftoi se në mesin e të arrestuarve është një i mitur ndërsa të tjerët janë nga 18 deri 21 vjeç.
Sipas MPB-së maqedonase, katër nga ta dyshohen për veprën “nxitje e urrejtjes ndëretnike, racore dhe fetare, dhe grindje e mosdurim”, e dënueshme deri në një vit heqje lirie.