Sporti

Milani me dy objektiva për janar

11/29/2024 19:12
nga:E K

Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Warren Bondo (Monza) dhe Giuseppe Pezzella (Empoli) janë dy objektivat kryesor të Milanit për afatin kalimtar të janarit.

Drejtuesit e klubit italian po synojnë që të përforcojnë opsionet e Paulo Fonsecas në mbrojtje dhe në sulm.

Milani ka identifikuar dy lojtarë për afatin e janarit, sipas një raportimi të fundit nga Gazzetta dello Sport.

Reda Belahyane (Hellas Verona) dhe Morten Frendrup (Genoa) tashmë janë lidhur me një kalim të mundshëm gjatë janarit në ‘San Siro’, por sipas raportimit, Bondo tashmë po monitorohet gjithashtu nga ‘Rossonerët’.

Ismael Bennacer do të rikthehet në aksion së shpejti, por drejtuesit po konsiderojnë përforcimin edhe në mesfushë, pasi këtë e kishte sugjeruar ditë më parë Zlatan Ibrahimovic.

Sipas Gazzettas, Lucas Gourna-Douath i Salzburgut është një tjetër opsion për Milanin, por mesfushori premtues nuk ka përvojë në Serie A, kështu që nuk është në mesin e prioriteteve.

Në të njëjtën kohë, Giueseppe Pezzella i Empolit është kandidat për t’u bërë zëvendësues i Theo Hernandez gjatë afatit kalimtar dimëror.