Një shtetase ruse 26-vjeçare e cila jetonte me qera ditore te banesa e një shtetase çeke në Durrës është gjetur e vdekur në dhomën e saj.
Paraprakisht sipas policisë dyshohet për një vetëvrasje pasi thuhet se ajo është gjetur e vrarur në derën e dhomës së gjumit megjithatë hetimet e mëtejshme dhe ekspertiza mjeko ligjore do të zbardhin shkaqet dhe arsyet e vdekjes së 26-vjeçares ruse në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.
26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Euronews Albania/