Lajme

Kryeziu i reagon Çitakut: Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës

11/29/2024 16:12
nga:Y I

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas padisë së paralajmëruar nga Partia Demokratike e Kosovës për masat sanksionuese të BE-së ndaj Kosovës.

Kjo e fundit në një reagim në Facebook ka ironizuar me deklarimet e Vlora Çitakut nga PDK-ja duke thënë se “secila fytyrë që del për të folur më e pakëndshme për historinë e Kosovës”.

“Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku. Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës. Ndoshta është e udhës të reagoj kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mosheqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta” shkruan Kryeziu-Hyseni raporton “Gazeta Blic”.

Çitaku: Sanksionet Kosovës ia ka sjellë vetë Albin Kurti, PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së