Feronikeli ’74 ka siguruar një fitore të madhe ndaj Suharekës.
Skuadra nga Drenasi ka triumfuar në ndeshjen e sotme me shifrat 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Hyseni, Janku dhe Zumberi shënuan për skuadrën vendase, kurse Adem Maliqi shënoi golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Qëndrim Kida.
Kjo është fitorja e parë në këtë edicion për Feronikelin ’74, kurse humbja e gjashtë për Suharekën.
/GazetaBlic Sport/