Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, ku një këmbësore është goditur nga një veturë.
Lajmin për GazetaBlic, e bëri të ditur zëdhënsi i policisë në rajonin e Prizrenit Vesel Gashi, ku thotë se këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda turpore dhe është dërguar në QKUK Prishtinë, për tretman të më tutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë në Prizren dhe me urdhër të Prokurorit shoferi i automjetit dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Sot me datë 29.11.2024 rreth orës 09:30 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësorja ka qene duke e kaluar rrugën jashtë shenjave te kalimit për këmbësor dhe është goditur nga një automjet me targa vendore.
Si pasoj e aksidentit këmbësoreje pëson lëndime trupore dhe me automjetin e emergjencës është dërguar për në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësorja kishte pësuar e lëndime te renda dhe nga spitali i Prizrenit dërgohet për ne QKUK Prishtinë për tretman të me tutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë ne Prizren dhe me urdhër te Prokurorit vozitësi i automjetit ndalet për 48 orë, rasti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Prizren.