Lajme

Fshirja e grafitit në sheshin “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policë për neglizhencë

11/29/2024 13:03
nga:N K

Gjashtë policë janë suspenduar për rastin e fshirjes së një grafit në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës.

Këtë për GazetaBlic e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai theksoi se suspendimi është bërë për shkak të neglizhencës së tyre në kryerjen e detyrës.