Policia e Kosovës njofton se dy persona janë sulmuar nga katër të tjerë në Shtime.
Sipas PK-së, njëri nga të sulmuarit ishte polic dhe që të dy janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre zyrtar policor) kanë raportuar se derisa janë sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë”.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. ndërsa të dyshuarit janë në kërkim. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell GazetaBlic.


